Cte ben femija s'ta ben perenia thoshin pleqte!
Rrini te qete s'ka ndodhur asgje e keqe, vec Edi im tani para pushimeve e gjeti te drejtonte dhamet, 600 € per nje aparat plastik! Duket si ai regbit dreqi ta marre , kishim perdorur ate dhe kursenim per pushimet!
Ec me, me ngushellon fakti qe do ta perdor edhe per Aiden per fat i bejne te nje mase per te gjithe nje disifektim dhe dil ne dere. Pra sot Bebe dhe Vogelushe po u dridhet dora me e fut ne xhep!
Vajti shtate vjec dhe jemi pak me vone sesa mosha mesatare e aplikimit te aparatit.
Dhe me ne fund piva kafe dhe me miken time "Sofijen" italianen e bukur me tipare mesdhetare qe sapo ka mesuar qe une ia kam shqiptarizuar emrin dhe friken nga lindja, duke i dhene kurajon me te cilen kam perballuar te dy lindjet e mia. I kujtoj sa here qe takohemi, qe gjyshet tona lindnin ne shtepi, duke u varur tek traret e shtepise.
Vogelushja juaj ben si palaco? Apo eshte e heshtur? Dhe ju qe enderronit te behej vajze e ditur... :-) Si mund ti japim vlere sjelljeve te saj dhe si mund te krasitim ato qe nuk na pelqejne?
Sot Aida ime tashme 4 muajshe e 1 jave beri vaksinen e dyte. Nuk eshte e nevojshme t'ju them sa te veshtire e kam kur e coj ta beje ate te shkrete vaksine! Me dhemb zemra aq meket dhe problemi eshte se sa me shume rriten aq me shume qajne dhe mbajne mend me shume dhimbjen.
Pra ditari im sot mban dhimbjet e vaksines megjithese me ngushellon shume dhe eci gjithmone me moton "Me mire nje vaksine sot, sesa nje semundje e rende neser"!
elda blogu 151B&V ju lajmeron se edhe gjysma e dyte e qershorit do te shoqerohet nga shira dhe vranesira... pra serish vera nuk do duket, se pranveres as ere luleve, qe sjell si morem dot. Duke shpresuar qe me disa keshilla per goditjet e vapes, ta ndjellim pranveren , ne ditet ne vazhdim flasim per mbrojtjen nga dielli i forte.
Evakuimi ne rast rreziku ne shkolla!
Llojet e zileve te alarmit dhe evakuacionit
Ne raste ZJARRI: - Zilja bie ne menyre te vazhdueshme dhe te panderprere. (Te boshatiset menjehere ndertesa)
Ne rast TERMETI:
Ne momentin e lekundjeve - zilja e shkolles bie ne menyre te panderprere (te gjithe poshte bankave)
Pas lekundjeve- zile e panderprere (te boshatiset menjehere ndertesa)
REJA TOKSIKE: zilja e perhershme (te mbyllen menjehere dyer dhe dritare, qendrohet ne klase ne pritje te urdhrave, duke qendruar te qete dhe ulur).
Kjo eshte java e edukimit te vecante, autizmit,
e ADHD (deficitit te perqendrimit, e dislesise. ...
eshte muaji i sensibilizimit.)
Kjo qoshke blogu i kushtohet atyre femijeve,
qe luftojne cdo dite , per te pasur sukses....
Dhe e te gjithe atyre qe u vijne ne ndihme .
Sot Aida ime tashme 4 muajshe e 1 jave beri vaksinen e dyte. Nuk eshte e nevojshme t'ju them sa te veshtire e kam kur e coj ta beje ate te shkrete vaksine! Me dhemb zemra aq meket dhe problemi eshte se sa me shume rriten aq me shume qajne dhe mbajne mend me shume dhimbjen.
Pra ditari im sot mban dhimbjet e vaksines megjithese me ngushellon shume dhe eci gjithmone me moton "Me mire nje vaksine sot, sesa nje semundje e rende neser"!
Ja disa keshilla per oret pas vaksinimit:
Pj.2
Cfare duhet te bejme kur nje femije ka parazite?
Para se gjithash duhet t'ju kujtoj se morrat nuk provokojne asnje rrezik per shendetin. Meqenese ju qetesova mbi kete po ju kujtoj, se para se te nisim trajtimin e tyre, duhet te kontrollojme te gjithe pjestaret e tjere te familjes. Produktet me te mira jane locionet ose xhel me baze Permetrine, Piretrine dhe Malationi gjenden me lehtesi neper farmaci. Lereni te veproje antiparazitarin te pakten per 10 minuta dhe gjithashtu duke verejtur dhe lexuar me kujdes letren ilustrative te produktit.
Pj.1
Cfare jane parazitet e kokes? Po morrat?
Paraziti i kokes eshte nje insekt 2-4 milimetra , qe jeton dhe shtohet vetem ne koken e njeriut dhe ushqehet me gjakun e tij. Femra depoziton deri ne 10 veze (therriza) ne dite. Nga cdo therrize, pas 7-8 ditesh do te lindin kafshezat e rritura.
Paraziti i kokes eshte infektimi nga morri dhe godet vecanerisht femijet. Shperthimet epidemike ne fakt regjistrohen ne numer te madh ne komunitetet shkollore.