Me lindjen e te dy femijeve te mi isha me fat. Nderrimi i henes ndodhi pasi ata erdhen ne jete. Fytyra ime ne foto tregon c'hoqa. I vetmi qe fluturonte nga gezimi pa kokecarje ishte im bir.
Megjithate jo te gjitha nenat e ardhshme e kane kete fat. Henes mund ti teket qe t'ua mbushe sallen e lindjes me nje duzine grash, me barkun ke goja.
Pesha e trupit përqëndrohet e gjitha tek dora ndërkohë qëështë duke rënë, një kavilje që perdridhet... dhe ja ku na shkon mendja menjëherë tek frakturat.
Çfarë duhet bërë menjëherë?
Nëse vogëlushi ankohet për dhimbje shumë të madhe ose/dhe shfaqet ënjtje në zonën e interesuar është e nevojshme ti drejtohemi mjekut në Ndihmën e Shpejtë.
Si behet nderrimi i stines? P.J 3
Meqenese nje mikja ime me pyeti me te drejte ku do ta gjejme kohen per ti bere te gjitha ato qe thashe me lart, vendosa ti shtoj edhe nje pjese tjeter ketij kapitulli per ta mbyllur bukur.
"Nje nene qe ka vajze nuk i dhembin dhimbjet e lindjes, sa i dhemb mendimi si tia shpjegoje sa me lehte e pa trauma vajzes se saj, ardhjen e ciklit"
Ne vitin e trete shkolle e mesme. E fundit nga gocat e klases besoj. Shume... shume vone! Por me ngushellon fakti qe edhe menopauza do kujtohet per mua ndoshta me vone se grate e tjera.
Nje gabim i madh qe perseritet nga shume prinder eshte edhe ai qe i lene femijet ti zere gjumi para televizorit dhe pastaj i marrin e transportojne si mallra ne dhomat e tyre te gjumit.
Edhe ty te duket se po flas per ty?
Jeton te njejtin makth edhe ti si une me djalin tim te madh?
Sot me vjen nder mend Edi im 13 muajsh. Ne shtepine e prinderve te mi ime moter eshte duke qeshur e lodruar me te voglin tim, pas nje viti qe s'kishte pare nipin. Pushimet e gushtit jane nje mrekulli per te afermit e mi, sepse gezon gjithe shtepia sidomos kur takohen me niperit dhe me mbesat.
Si behet nderrimi i stines? pj.2
Shko ne lavanderi:
Rrobat e trasha sidomos palltot dhe kostumet duhet te cohen ne lavanderi dhe duhet te rifreskohen para se te mbyllen per muaj te tere ne dollap. Mund te behen edhe me dore nese jeni eksperte por jua siguroj qe eshte goxha here me mire qe ne rast se keni rroba qe i perdorni ne raste te vecanta, atehere leruani ne dore ato profesionisteve.
Si behet nderrimi i stines? pj.1
Tani! Qe mamaja e papersosur i perket shenjes se Shigjetarit, kjo dihet me kohe e me vakt, por ne ka gje qe ajo e shtyn derisa vapes ti dale flaka, kjo eshte momenti i nderrimit te garderobes. Dhe dreqi ta haje vesh kemishen me menge te gjata kur dal dhe vetem kur me shkon djersa ne ulluk, atehere s'kam c'bej dhe filloj e hedh te gjitha veshjet njera mbi tjetren, bej nje mal te madh mbi krevatin dopio dhe nuk ka burre nene qe ti rregulloje deri ne darke, aq me teper pas lindjes se goces.
Digjemi kur gatuajme, digjemi nga uji i nxehte, digjemi nga kafja e mengjesit, digjemi edhe ne plazh... te gjithe digjemi, por objektet qe djegin jane dashuruar me shume pas meje sidomos llampat e gjumit kur i kerkoj celesin per ti fikur. Por per vete dime te ruhemi sepse eshte instikti qe na ben te veprojme sa me shpejt dhe te mposhtim dhimbjet!
Sot me 18 qershor Aida mbushi 5 muaj dhe une jam treguar me e papersosur se kurre, isha e sigurte se fillonte papen e dyte, por jo thjesht i shtohet nje luge me shume perimesh te kulluara tek papa e drekes. Pasi e qortova dhe e mallkova veten nje mije here qe po e humbas persosmerine (tani dreqin me falet nuk shkoj dot as ne banje pa Aiden ...) ja autokritika dhe kthesa ime per te mbledhur trute e kokes dhe te behem serish nje mama per shtepi!