ai u zhduk sikur të mos kishte qenë kurrë, më tha nuk është i imi ky fëmijë dhe iku pa kthyer kokën

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago #2582 by Facebook
Përshëndetje faqes më të mrekullueshme në Facebook!
Nuk mund të rrija pa shkruar historinë e jetës sime! Do doja që përvoja ime t'ju ndihmojë nënave-vajza, që partnerët për një arsye apo tjetër i kanë braktisur sapo morën vesh që prisnin ëmbël. Jam e vetme, djalin do ta rris pa të. Kur mori vesh lajmin, se po mbërrinte një engjëll ai u zhduk sikur të mos kishte qenë kurrë, më tha nuk është i imi ky fëmijë dhe iku pa kthyer kokën pas. Familja ime, streha ime e vetme na mbështolli në krahët e saj dhe më tha mos ki frikë na ke ne, nuk je vetëm. E di, nuk do arrij ti jap përsosmërinë, por dashurinë time prej nëne do tja dhuroj pa asnjë kursim! Mos kini frikë, asgjë nuk ndal dot një nënë të rrisë një fëmijë, edhe kur mendoje se babai do të shtrëngonte duart kur ti të vije në jetë! Ju faleminderit që jeni dhe na dëgjoni çdo brengë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.298 seconds