Nuk ndahet nga i ati. Më bërtet duke më thënë ''e keqe'', me shkul flokët

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago - 10 years 9 months ago #2546 by Facebook
Përshëndetje Bebevogëlushë!
Ju falënderoj për faqen e mrekullueshme që administroni! Ju shkruaj sot, ndoshta më ndihmoni! Kam pothuajse tre muaj që jam ndarë nga babai i vajzës sime. Ai e takon vajzën çdo fundjavë, por kur vjen ora për të ma sjellë, nuk ndahet nga i ati. Më bërtet duke më thënë ''e keqe'', me shkul flokët, më kafshon dhe gërric. Ulëret me gjithë forcën dhe më duhen rreth 2orë që ta qetësoj. Përveç dhimbjes së madhe që ndjej kur ndodh kjo, jam dhe e shqetësuar nëse duhet të vazhdoj tja lë të atit për orët që i takojnë ta vizitojë. Theksoj se jetoj në S. Marino dhe vajza nuk ka mbushur ende 4vjeç. Babai i saj (nuk është shqiptar) u njoh me dikë tjetër dhe nuk pranonte të vazhdonim më bashkë. Jam e detyruar të respektoj takimet e vajzës me të atin, pas ndarjes. A mund të më thoni ç'mund të bëj për ta lehtësuar sadopak këtë dhimbje të madhe? Më vjen t'i flas të vërtetën dhe ti them që nuk është faji im, por kam frikë, se është tepër e vogël për ta mësuar këtë. Edhe pse e vetmja që do lëndohet është ime bijë.... e di, por edhe nuk duroj dot kur më sheh me urrejtje, sikur doja unë të ndahesha prej tij.
Ju faleminderit për çdo këshillë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 9 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.370 seconds