Kur behet fjale qe une te punesohem ai cmendet, se nuk ka kush kujdeset per shtepine dhe per femijen

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 11 months ago #2224 by Facebook
Pershendetje! 
Mora edhe une guximin te shkruaj hallin tim! Jam 28vjec, e martuar kam nje djale 2 vjec. Jam e shkolluar, por nuk punoj se arsyeja kam djalin per te rritur. Me burrin kemi 4vjet bashke kemi kaluar shume mire, shume peripeci i kemi perballuar me sukses tani sec na ka hyre nje sherr, qe cdo dite. Nuk ka dite mos ta diskutojme, ai punon shume dhe ne nuk na mungon asgje. Edhe une e kuptoj qe lodhet nuk i le asnje obligim te bej me djalin shpine merrem vet per gjithcka. E keqja eshte se ne aktualisht jemi duke perjetuar nje situate qe cdo dite zihemi, o per familjen time, o per familjen e tij, ose ska ku shfryhet shfryhet tek une, ta ben koken plage saqe nganjehere them cfare i hyn ne sy njeriut keto te mira kur ka sherr cdo dite. Nuk eshte gjithcka paraja pastaj ben sikur nuk ka ndodhur asgje, me pak fjale eshte njeri i mire, por e ka ne gen sherrin keshtu ka qene dhe para se te njihej me mua. Une kete gje nuk e kam ditur, se po ta kisha ditur sdo krijoja familje. Nuk kemi as motive xhelozie, as motive tradhetie. Gjithmone molla e sherrit jane leket pse po ndihmon familjen tende, familja jote po na ben harxhime e keshtu, saqe une sikletosem aq shume edhe per buken qe ha me duket se ja kam borxh burrit tim aq merak e ka parane. Eshte fakt, qe per te dyja familjet kemi sakrifikuar dhe po bejme shume e nderkohe qe na ka hyr sherri neve te dy me njeri tjetrin. Djali eshte shume femije i embel i qete kur shikon qe ne grindemi ai trembet naten sa here qe e shoh me qahet, shpesh here mendoj te shoh jeten time, po kur mendoj tjetren per djalin aty stepem se nuk dua te rritet jetim pa baba apo pa nene. I lutem perdite burrit mblidh mendjen, se nuk eshte kjo jeta! Mendohu kur te flasesh etj, behet pishman me ledhaton te nesermen harron prape i njejti avaz. Eshte jeta ferr nuk e duroj as ne krevat, se sikur kam neveri tani aq me eshte peshtirosur nuk e di kam shume dashuri per te njekohesisht dhe e urrej se me duket shume egoist! Si ja vini emrin kesaj pune??? Kur behet fjale qe une te punesohem ai cmendet, se nuk ka kush kujdeset per shtepine dhe per femijen. Me kete terezi diplomat e mia do rrine thjesht kartone te vendosura ne sirtare, se nuk e di a do ti ve ne funksion ndonjehere!


m.facebook.com/story.php?story_fbid=9080...46307063333&refid=17

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.282 seconds