Zikavirus. Pak info nga Web

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
9 years 6 months ago #8526 by Facebook
Zikavirus. Pak info nga Web was created by Facebook
Gjendja aktuale e Microcefalisë, e cila ndoshta shkaktohet nga Zikavirus, të sjell ndërmend atë që ndodhi në vitet 60 me Rubeolën.
Rubeola është identifikuar që në 1814, por deri në 1941 nuk është shoqëruar sindromës së rëndë, që sot quhet Rubeola kongjenite.

Zikavirus është diktuar në 1947, por vetëm kohët e fundit ka filluar të dyshohet që shoqëruar me mikrocefalinë dhe problemeve të rënda neurologjike tek të porsalindurit.

Ashtu si sot për Zikavirusin, edhe kundër Rubeolës nuk ishte e gatshme asnjë vaksinë, deri në 1969.

Në vitet 1963 - 1965 në SHBA rreth 50.000 gra shtatzëna u infektuan nga virusi i Rubeolës, gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë.

Si pasojë rreth 20.000 fëmijë lindën të shurdhër e të verbër, me difekte kardiake dhe paaftësi të tjera të zhvillimit, kur shoqëroheshin me sindromën nga Rubeola.

Falë një programi të mirë vaksinimi në, 2005-ën virusi i Rubeolës u zhduk nga SHBA dhe në 2010-ën nga Amerika e Jugut, Qëndrore dhe ajo e Veriut. Në 2015 Rubeola është deklaruar zyrtarisht e zhdukur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të indinjon fakti se akoma sot në Itali gjen ende raste të Rubeolës Kongjenite edhe pse ekziston vaksina e sigurtë dhe e efektshme, MPR (Fruthit - Rubeolës - Shytave), sepse ka disa figura të paskrupullta, që shtyjnë prindërit të mos vaksinojnë me këtë vaksinë, duke mbështetur mbi opinione larg realitetit.

www.newsday.com/opinion/letters/letter-e...-outbreak-1.11464610

www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/ar...AR2005032603848.html

Burimi: Vaccinarsi Si

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.666 seconds