Mes televizorit dhe librave zgjodha librat për bebin tim

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2626 by Facebook
Jam krenare që zgjodha librat për beben time. Kisha lexuar se televizori nuk duhet të shihet të paktën deri në mbushjen e tre viteve të parë të jetës dhe ia dola të mos kaloj as edhe një minutë para tij. Përvoja ka treguar gjithmonë, që librat zhvillojnë inteligjencën e njeriut
Që në bark i lexoja me zë të ngrohtë dhe duke imituar personazhet si një budallaqe që flisja me vete. Njerëzit e burrit qeshnin, por unë vazhdoja e sigurtë, se foshnja ime më dëgjonte, më ndjente zërin, madje lëvizte si për të më treguar se më dëgjonte.
Kur ishte 8muajsh fillova ti lexoja librat me kafshë dhe e lumtur dëgjova fjalën e tij të parë "muuuuuu". I kalonte faqet me padurim dhe argëtohej aq shumë kur i dilte parasysh një kafshë a shpend i ri dhe banesa ku jetonte.
Shpresoj me gjithë forcat e mia, që edhe kur të rritet të mos e njohë televizorin si objekt,ashtu siç nuk e njeh tani që ka mbushur 2vjeç. Shpresoj me të vërtetë dhe do ta ndaloj sa të mundem televizorin sepse përpara tij fëmija rri si i shushatur dhe e urdhëron bëj kështu si them unë, pa i dhënë të kuptojë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Gjatë leximit të librit është aktiv, i shkathët dhe argëtohet, pa atë fytyrën e plogësht si tip humbameni.
Edhe pse ne jemi rritur me filmat vizatimorë si Nils Holgersoni, Liza në botën e çudirave, etj mendoj se duhet hedhur poshtë telekomanda dhe duhet ushqyer dashuria për librin.
Kur dëgjoj nënat, që thonë nuk i kam lexuar asnjëherë libër me dorë, nuk arrij ta kuptoj, më duket diçka skandaloze!
Fëmija im jo vetëm që lexon, por edhe kur del rrugës i sheh njerëzit, sendet, kafshët apo objektet duke i njohur dhe duke i treguar me gisht. Mos të flasim pastaj për gjumin, apo ngrënien, nuk e kuptoj çfarë u vënë nënat, që i kanë mësuar me filma vizatimorë fëmijëve të tyre! Televizorin? Filloni të lexoni libra me fëmijët tuaj sa nuk është vonë, sepse është mëkat i madh të mos lexosh!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 7 months ago #2627 by Facebook
Ky email ka mbërritur në adresën tonë This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  dhe është shkruajtur dhe redaktuar nga adm e faqes sonë. Ndodhitë tuaja më domethënëse në jetë ndajini me Bebevogëlushet tona! Ne ju mirëpresim!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.454 seconds