Jam nëna e dy djemve me baba të ndryshëm, i vogli e shau dobiç vëllain...

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 8 months ago - 10 years 8 months ago #2585 by Facebook
Përshëndetje Bebe&Vogëlushë!
Jam nëna e dy djemve me baba të ndryshëm! Babai i Uliksit, çunit të madh 14vjec nuk jeton me ne, ndërsa Ariani, 10vjeç e ka çdo ditë babin në shtëpi. Jetojmë në Gjermani dhe bashkëshorti im, babai i Arianit nuk i ka ndarë asnjëherë çunat, i ka trajtuar njëlloj të dy dhe nuk ka bërë kurrë diferenca. Uliksi është tip shumë I mbyllur dhe ndonjëherë qaj fshehurazi për të, sepse e ndjen shumë mungesën e të atit dhe nuk e shpreh me dikë këtë ndjenjë. Por kjo nuk është e gjitha... një ditë vura re me keqardhje që Ariani, i vogli e shau dobiç vëllain dhe ai ngriti dorën ti gjuante, por u përmbajt dhe shtrëngoi dhëmbët, duke duruar çfarë i thoshte duke e ngacmuar i vogli. Dua ta marr Arianin veç dhe të bëj me të një fjalosje të gjatë, por nuk di ç'ti them. Nga t'ia filloj.... Theksoj që i vogli është tip shumë ngackë dhe kërkon vëmendjen tonë (të prindërve) në mënyrë të vazhdueshme.
Ju lutem a mund të më ndihmoni duke më këshilluar diçka. Po të ishit ju në vendin tim çfarë do të bënit? Pres pergjigjet tuaja me padurim! Ju faleminderit paraprakisht! Jetë të gjatë fëmijëve tanë!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
Last edit: 10 years 8 months ago by Facebook.

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.323 seconds