Shokët dhe shoqet e saj veshin rroba të firmës, ndërsa ne si prindër nuk mundemi tja plotësojmë këtë

  • Facebook
  • Topic Author
  • Offline
  • Platinum Member
  • Platinum Member
More
10 years 9 months ago #2547 by Facebook
Mirëmëngjes nëna!
Sot U shkruaj sidomos nënave të faqes, fëmijët e të cilave po kalojnë fazën e adoleshencës. E ndjej se ajo e vuan shumë faktin, që shokët dhe shoqet e saj veshin rroba të firmës, ndërsa ne si prindër nuk mundemi tja plotësojmë këtë gjë. Rrallëherë na dalin lekët për ushqim, sado që përpiqemi me gjithë shpirt nuk arrijmë tja plotësojmë dëshirën. Në fillim na e kujtonte shpesh dhe ndonjëherë e ka ngritur edhe zërin ''s'na dhatë asgjë të hajrit''. Më besoni do doja shumë tja plotësoja. Jam përpjekur shpeshherë ti blej edhe tek gati, por ajo e kupton dhe nuk i vesh. Përpiqem të flas me të shtruar, por ajo refuzon të hapet dhe dialogojë me ne. Nuk di nëse edhe ndonjëra nga ju ka kaluar këto probleme me fëmijët, nëse po a mund të më këshilloni si tja bëj? Ju falënderoj paraprakisht!

Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!

Please Log in to join the conversation.

Time to create page: 0.234 seconds