Articles tagged with: une si mama

Dhenia gji, mikrovala etj

Dhenia gje mikrovala
Nje here e pergjithmone them:
mikrovala nuk na demton as nga valet as nga drita qe nxjerr , as nga dridhjet. Kuptoj qe jeni te frikesuar nga shumica e njerezve ne kete bote qe thone se kompjuteri, mikrovala dhe elektroshtepiake te tjere jane te rrezikshem. Por mua me vjen te qesh kur i degjoj, sepse e di shume mire qe kjo nuk eshte e vertete. Do thoni juve ja kjo u be doktoreshe pa dipllome Elda!

Pak histori alla Elda per qumeshtin e lopes!

Pak histori alla Elda per qumeshtin e lopes!
Dy rreshta do hedh mos u frikesoni, meqenese sot u hap nje teme e lezetshme shtese per perdorimin ose jo te qumeshtit te lopes tek femijet. Ajo qe do te shkruaj me poshte eshte thjesht nje kujtim i vaget i shtate viteve me pare, kur rrisja djalin tim Edin.  Ndoshta gabohem, por thjesht dy rreshta jo ne detaj sa per te hedhur dicka ne ditar nderkohe qe perfitoj nga fakti, qe Aida ime fle pas sazeve qe ka ngritur dje deri ne 3 te mengjesit dicka me eshte ngulitur ne mendje qe atehere nga ai artikull:

Si te pergatisim gjirin per lindjen e bebit!

Si te pergatisim gjirin per lindjen e bebit!
Te pergatisesh gjirin per ti dhene qumesht bebit shume dite para se te linde. Lexoni rreshtat me poshte per te hequr cdo dyshim!
 
Je ne pritje dhe deshiron te ushqesh femijen tend me gji? Gjivaktet jane gjeste naturale, por duhet te bejme kujdes, qe te nisim me kembe te mbare dhe ta ushqejme te lumtura femijen tone. Te shohim disa nga keto parapergatitje.

Rregulla per pergatitjen e biberonit!

Rregulla per pergatitjen e biberonit
Zakonisht idete per te shkruar ne blog nuk me vijne nga qielli, por nga bota virtuale. Gjate nje diskutimi sfilites, kuptohet shume nena ishin aty per tu sqaruar sa me shume mbi perdorimin e qumeshtit te lopes apo jo tek femijet dhe bebet. Ndonjehere na ben mire te diskutojme edhe pse lodhemi dhe shume here mike te miat me thone: Mos e vrit shume mendjen Elda! Kush do nxjerr vete konkluzionet e veta!

Kolla e mire!

Kolla e mire
Vaksine per te gjithe nese ne shtepi ndodhet nje bebe!
Perqindja e femijeve me kolle te mire per fat, virtualisht eshte ne nje shkalle gati mosperfillese midis te vegjelve, sepse ata u nenshtrohen berjes se vaksines. Bakteri i kolles se mire eshte i perhapur tek te rriturit dhe te moshuarit, te cilet preken nga kjo semundje kur mbaron efikasiteti mbrojtes i vaksines qe u eshte bere ne femijeri.

Si te dizinfektojme banjen para ardhjes se bebit brenda 2 oresh!

Si te dizinfektojme banjen para ardhjes se bebit brenda 2 oresh
Dikur ishim vene ne gare: Kush ishte bleta me punetore e pallatit!
Tani jo per tu treguar nikoqire, po me punetorja jam vete...
Kur dolen ne mode banjot e reja me bidè , une dhe ime me, qe edhe me ka rrahur ndonjehere kur nuk i beja punet si donte ajo merrnim markushin ose zorren e ujit dhe e vadisnim banjen derisa teta Sheges,

Te zihen per tu rritur!

Te zihen per tu rritur!
Gezimi ma mori koven... Leila me hodhi rere ke syri ...jo teta, Edi filloi vete i pari... dhe ja ku pushimet e mia kthehen ne qender komisariati numer dy, ne vend qe te jene pushime buze detit, sic komandon zoti..."
Te zihen per tu rritur! Keshtu titullohet libri qe kam tani ne dore shkruar nga psikopedagogu Daniele Novara i qendres psikopedagogjike per Paqen dhe kontrollin e konflikteve ne qytetin italian Piacenca. Shkepus vetem dy rreshta nga ajo qe midis te tjerash ai shkruan:

Sa del jashte, sikur lirohet nga zinxhiri!

Sa del jashte, sikur lirohet nga zinxhiri!
Tani qe femijet i kam yje per t'u marre shembull jashte e brenda shtepise kjo dihet. Keshtu qe sot nuk po sjell shembull bebat e mi, sepse jo per gje, po s'kane asgje per tu kritikuar, si i thone asaj fjales se urte:
"Cdo karkalec per nanen e vet eshte bukurosh."
Atehere faqen e sotme te ditarit mamaja e papersosur po e mbush me ciliminjte e lagjes, se dihet me ne shqiptaret nuk shohim trarin ne syte tone, por qimen qe gudulis syrin e tjetrit.

Program ditor per nenat shtatzena!

Program ditor per nenat shtatezane
Me ka marre malli per ate kohe! Tani s'kam kohe, as te ha buke! E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.

Do you speak bebenisht?

Do you speak bebenisht
Sot me erdhi nder mend nje barcalete qe na tregonin motrat dhe vellezerit me te medhenj kur ishim te vegjel.
"Nje lepur i vogel donte te hidhej nga ana tjeter e kanalit. Per te marre guxim perseriste shpesh:
- Nje, dy, tle: nje, dy, tle.... !
Por edhe pse mundohej prape kishte frike te kercente.Kalon nje mi i vogel dhe epyet:
- O lepur po pse nuk e thua dot "nje dy, tre"?