Notice: Trying to access array offset on value of type int in /home/bebevogelushe/public_html/templates/yoo_moustache/warp/src/Warp/Config/Repository.php on line 243

Si të lehtësojmë dhimbjet e plagës së lindjes në kushte shtëpie (Epiziotemia) - Bebe Vogelushe

Si të lehtësojmë dhimbjet e plagës së lindjes në kushte shtëpie (Epiziotemia)

Të gjitha plagët, që ndihmojnë foshnjën tonë të lindë, quhen plagë të lindjes. Nëse do të mësojmë të kujdesemi ashtu sic duhet për to, atëherë shërohen brenda pak ditësh. Fillojmë me plagën e lindjes natyrale: epiziotemia.

Mjekimet para për këtë plagë merren nga mjekët në maternitet. Episiotemia paraqitet shumë e bezdisshme tek nënat e reja, por me pak njohuri më shumë mund ta përshpejtojmë sherimin e saj. Përsa i përket episiotemisë fijet bien pas 6--7ditësh, por dhimbjet e prerjes gjatë lindjes rriten shumë para shërimit të plotë të plagës, sepse prerja bëhet pikërisht ku grumbullohen tek plaga, ndaj lëkura fryhet dhe tërhiqet, duke tërhequr kështu edhe fijet e qepjes, të cilat shkaktojnë shpesh edhe hematoma, si pasojë plaga dhemb edhe më shumë. Dhimbja shtohet dhe plaga djeg sidomos gjatë urinimit, por është mëse normale pas lindjes së foshnjës dhe bezdia e qepjes kalon me shërimin e plagës. Për të arritur sa më shpejt shërimin ja si duhet të kujdesemi për plagën e lindjes natyrale: 

- Zona e plagës intime lahet me ujë të ngrohtë 2herë në ditë. Pluhurat dizinfektues mund të përdoren, por gjithmonë duhet të këshillohemi më parë me mjekun dhe më pas i tresim në ujë duke realizuar bidet! Duhet të kujdesemi më pas shumë mirë për tharjen, duke tamponuar lehtë , butësisht me peshqir të larë në temperatura të larta dhe të hekurosur, por jo fërkuar plagën. Lagështira ndikon negativisht në shërimin e plagës, duke e vonuar atë. 

- Për të përshpejtuar shërimin mund të vendosim letra të lagura midis pecetës higjenike dhe prerjes së lindjes natyrale. 

- Nëse na japin bezdi qepja dhe fijet e saj mund të gjejmë lehtësim tek mbështetja mbi plagë e pecetave të mbushur me kuba akulli dhe përdorimi i një kremi lehtësues. 

- Lehtësimi nga dhimbjet e prerjes së lindjes natyrale mund të arrihet nëse ulemi mbi një komardare ose unazë prej gome, të cilat mund ti blini në dyqanet e artikujve sanitarë. 

Related Articles

blog comments powered by Disqus