Dozat e qumeshtit artificial!

Sipas moshes dhe peshes!

Dozat e qumeshtit artificial!
Ne treg gjejme nje numer te madh llojesh qumeshti artificial dhe zgjedhja e duhur i lihet ne dore pediatrit, i cili do te beje zgjedhjen mbi bazen e nevojave ushqimore te foshnjes.
Persa i perket frekuences, edhe ne kete rast do te jete pediatri ai, qe do te keshilloje nenen e re ne baze te nevojshmerise ushqimore te bebes, gjithsesi paketat e qumeshtit perfshijne gjithnje udhezime per kete.
Femijet nuk jane te gjithe njesoj,keshillohet te ndjekim oreksin e femijes dhe ti japim per te pire, atehere kur deshiron.
Le te shohim me poshte bashke sasine e duhur ne baze te moshes dhe peshes se bebes:
  • mosha 0-4 jave pesha 3-3,5 kg, 85-115 ml qumesht per 5-6 vakte ne dite;
  • mosha 1-2 muaj, pesha 4,5 kg, 140 ml qumesht per 5 vakte ne dite;
  • 3muaj , pesha 5,5 kg, 170 ml qumesht per 5 vakte ne dite;
  • 4-5 muaj, 6,5 kg, 200 ml qumesht per 5 vakte ne dite;
  • 6 muaj e lart, 8 kg, 200-230 ml qumesht per 3-4 vakte ne dite.
Perpara se te mbushe 12 muaj foshnja mund te vuaje shpesh nga dhimbjet e barkut. Mbetjet e qumeshtit ne biberon, favorizojne perhapjen e bakterieve dhe per kete eshte e rendesishme te sterilizojme gjithcka. Duhet te sterilizojme te gjitha objektet qe perdorim per te pergatitur qumeshtin, duke i zjere, duke perdorur sterilizimin ne te ftohte dhe solucione, ose nepermjet avullit ose sterilizatoreve me mikrovale, kapitulli i sterilizimit.
Le te shohim se bashku si te pergatisim biberonin me qumesht dke ju kujtuar se higjena ne kete faze delikate te pare te dhenies se qumeshtit eshte thelbesore te lajme duart para se te mbushim me uje te valuar biberonin.
  • - Te zjejme ujin dhe ta leme te ftohet, e me pas e me pas ta hedhim ne biberon. Nuk duhet ta ngrohim ne mikrovale sepse mund ta nxehim me shume sec duhet.
  • - Masim me kujdes sasine e qumeshtit ne pluhur duke perdorur lugen specifike qe ndodhet brenda ne pakete dhe pastaj e hedhim ne biberon;
  • - E tundim mire biberonin qe permban qumesht dhe uje. Sigurohemi qe qumeshti eshte tretur mire dhe nuk ka formuar kokrriza;
  • - Sherbejme qumeshtin ne temperature ambjenti, duke hedhur nje pikez mbi kurrizin e dores per te verifikuar temperaturen.

Disa keshilla:

  • - Ngroheni qumeshtin vetem atehere kur kur vogelushi eshte gati ta pije . Mi krobet mund te shfaqen menjehere ne qumesht, nese nuk i jepet menjehere femijes;
  • - Hidheni qumeshtin nese ka kaluar nje ore. Ne rast te kundert bakteret mund te shfaqen dhe riprodhohen duke shkaktuar femijes dhimbje te forta barku;
  • - Pas cdo vakti dopo, lani vecmas dhe me shume kujdes biberonin dhe pjeset e tij, duke perdorur kapeset e vecanta dhe uje te nxehte te sapunuar, me pas shpelajini me shume kujdes, para se te filloni procesin e sterilizimit!
Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra: Nenat qe ushqejne artificialisht bebet e tyre me biberon ndjehen pak fajtore dhe perpiqen ti japin shume qumesht femijes, te cilet qe ne ditet e para te jetes rrezikojne mbipeshen. Gjithsesi rregulli eshte i njejte per te gjithe peshojeni beben dhe edhe pse ushqehet me qumesht artificial duhet te shtoje 150 g ne jave. Nje mbeshtetje e madhe vjen nga une per keto nena qe pervecse kane ankthin e bebes kane edhe kete shqetsim te madh dhe peshe te rende ne zemer!
Ju pershendes Elda!

Related Articles

blog comments powered by Disqus