Ba...ma... nuk jeni me te paret!

Babi im eshte Superbabi

Nuk jemi me te paret
Dikur ...?
Babi, nje qenie me kater kembe qe per nente muaj me radhe studion literature me te mundshme, qe eshte shkruar per beben dhe kur vinte momenti nuk dinte as si ta prekte, sidomos kur ishte femija e pare!
Sot ...?
Qe kur ka lindur vajza jone Aida 5 muajshe im shoq nuk eshte me im shoq! Eshte vetem dhe ekskluzivisht vetem baba. Ka sy vetem per te.
I bejme banjo bashke dhe superteknologjik derdh ujin pas banjes, kujdeset dhe pyet nje mije here ne dite nese ka apo jo qumesht, i del gjumi te parit, sapo degjon te ndryshoje ritmin e frymemarrjes goca, ja porosit fustanet, ne vend qe te shohe ndeshjet e skuadres se zemres, ne internet...!
... dhe ja kur te gjitha ciftet me femije, heret a vone, akuzojne njeri-tjetrin " Ej shiko se nuk je me i pari!
Ne ke te kapitull dedikuar babit dhe mamit, do te mundohemi te sjellim ndihmen e psikologut.
Kerkimet e fundit mbi kete aspekt tregojne se baballareve tashme u thuren dhe u kendohen kenge pothuaj njelloj si nenave... Te kulturuar, moderne, tridhjetevjecare, ndajne perkujdesjet e femijes me nenen me nje efektshmeri te larte, duke u bere burim pjesmarrjeje dhe nje bum besimi te papare ne te kaluaren. Rrofshin pra Superbaballaret!
Lexoni edhe:
Cfare pasioni shfaq pas lindjes?
E kuptoj! Lere fare... me dy femije kuptohet qe une qe s'kam pasur kurre dhimbje koke ne jeten time, tani jam bere me migrene kronike.
E dini c'thote legjenda?
Na ishte njehere nje baba per here te pare! Gruan e kishte te bukur sa me s'ka! Vecse pasi i erdhi ne jete djali i pare nuk donte te shkonte me me nusen ne shtrat.Kaloi nje muaj , e kaloi dy por burri nuk po ia varte me nuses se shkrete. U lodh e shkreta, vishej e lyhej cdo nate dhe sapo levizte burri ne shtrat, hapte deren e dhomes dhe me nje ze lutes i thoshte te shoqit:
- Trokite gje zotrote?
- Jo nuk trokita....
Dha, dha nusja e shkrete dhe iu drejtua nenes se djalit:
- Aman moj nenoke, kane kaluar dy muaj qekur linda djalin, po Qamili nuk do me dit me per mua! Thuaj nje fjale o nenoke...!
Por vjehrrat atehere kishin nje barre mend e te zgjidhnin pune :-) Sot thone shyqyr qe s'ja var me cuni im, se ma lodhi ma beri telef djalin!
E thirri nena djalin dhe e pyet me qetesi:
- Cke mor bir, pse je merzitur?
Ah moj neke i thote djali, qekur ka lindur djali jam bere me flete... por dicka s'me le rehat ... A do ta gjej njesoj nusen sic ishte ne fillim moj nenoke?
- Per kete je merzitur bir?! - i thote nenokja, - eja pas meje - dhe e coi ne nje pellg me balte. Futi kemben brenda dhe priti qe uji te mbulonte shenjat e kembes se saj. Shihe bir - i tha - sa zgjati kemba ime ne balte aq zgjat trupi i lehones te veje ne vend!
Po ti cfare pasioni shfaq pas lindjes se femijeve te tu?
Lexo profilet e meposhtme dhe keshillat e duhura per cdo rast:

Profili A:
Ku i dihet?
Ne cfare libri ke lexuar qe te behesh nene do te thote te vesh "ndermjet thonjezash" deshirat e tua pasionale? Duke bere keshtu e denon veten me sakrifica te panevojshme, me gjithe inatin perplas dyer e dollape duke rrezikuar te thyesh pjata e filxhane.... Mblidhe veten dhe reflekto: A nuk e kupton se duke vene beben ne vend te pare, raporti yt ne cift po e humbet shkelqimin?! ... dhe mendo vetem kete si do te mesohet shoku yt i jetes nese ti fillon ta trajtosh si baba dhe c'eshte me e keqja si femijen tend?
Je e sigurte se ia vlen nje gje e tille?!
Fraza qe te pershtatet me shume " Gabimet qe zgjasin pak kohe jane gjithnje me te mirat!" Molière.

Profili B:
Do e bej qe neser!
Ti je per te bere dasem me gru! Me ne fund i re ne te, qe per te rekuperuar raportin tend ne cift duhet te jesh plotesisht vetvetja. Pra per te rekuperuar pasionin dhe feminilitetin tend qe ndonjehere e harron se e ke, duhet ti kushtoni pak kohe jetes ne cift, vetem ti dhe ai. Mjafton shume pak per tu kujtuar se jeni nje cift qe duheni: mjafton te mos flasesh gjithe kohen per beben tuaj, te merrni pluhurat mbi mobiljet e kujtimeve dhe interesave te perbashketa, planifikoni arratisje te shkurtra romantike, te rigjeni shijen e flirtimit.
Fraza qe ju pershtatet: Martesa eshte shkence" Honorè de Balzac.

Profili C:
Tani menjehere.
Ti dhe ai, qekur jeni lidhur bashke, nuk keni pushuar kurre se qeni nje cift i dashuruar dhe te ndiheni bashkepunetore, miq, dashnore... Por per fat te keq ndonjehere ndiheni ne faj per kete duke humbur driten e gjykimit tuaj qe eshte pika juaj me e forte dhe te ben te dyshosh qe nuk eshte e drejte te vihet pasardhesi i vyer para ju te dyve. Por e di se kur arrin te jesh prind gati perfekt?! Kur jemi tre persona te lumtur! Pra para gjithckaje ju te dy duhet te jeni nje cift: femija juaj do te rritet me i lumtur kur sheh prinderit e tij te bashkuar, te qeshur dhe te kenaqur nga jeta e tyre.
Fraza qe ju pershtatet: Te jesh mama nuk eshte profesion. As detyre. Eshte vetem nje e rejte me s te drejtave te njeriut" Oriana Fallaci.
Ju pershendet Elda!

Related Articles

blog comments powered by Disqus