Articles in Category: Une si mama

Te zihen per tu rritur!

Te zihen per tu rritur!
Gezimi ma mori koven... Leila me hodhi rere ke syri ...jo teta, Edi filloi vete i pari... dhe ja ku pushimet e mia kthehen ne qender komisariati numer dy, ne vend qe te jene pushime buze detit, sic komandon zoti..."
Te zihen per tu rritur! Keshtu titullohet libri qe kam tani ne dore shkruar nga psikopedagogu Daniele Novara i qendres psikopedagogjike per Paqen dhe kontrollin e konflikteve ne qytetin italian Piacenca. Shkepus vetem dy rreshta nga ajo qe midis te tjerash ai shkruan:

Sa del jashte, sikur lirohet nga zinxhiri!

Sa del jashte, sikur lirohet nga zinxhiri!
Tani qe femijet i kam yje per t'u marre shembull jashte e brenda shtepise kjo dihet. Keshtu qe sot nuk po sjell shembull bebat e mi, sepse jo per gje, po s'kane asgje per tu kritikuar, si i thone asaj fjales se urte:
"Cdo karkalec per nanen e vet eshte bukurosh."
Atehere faqen e sotme te ditarit mamaja e papersosur po e mbush me ciliminjte e lagjes, se dihet me ne shqiptaret nuk shohim trarin ne syte tone, por qimen qe gudulis syrin e tjetrit.

Program ditor per nenat shtatzena!

Program ditor per nenat shtatezane
Me ka marre malli per ate kohe! Tani s'kam kohe, as te ha buke! E megjithate nje xhiro ne fletet e ditarit rreth asaj periudhe, qe me duket tre shekuj larg tashme, me ndihmon te qesh me ndryshimin e menjehershem te skenes, pasi erdhi Edi me Aiden. Librat e emrave kushedi nga marrin pluhur, macja eshte bere pa lare me putra te zeza si macja e nje te pastrehu, divani ka humbur ngjyren e bardhe, ekskluzivisht ka marre ngjyre bordo thane fshati, parfumosur nga njollat e ushqimit te Aides.

Do you speak bebenisht?

Do you speak bebenisht
Sot me erdhi nder mend nje barcalete qe na tregonin motrat dhe vellezerit me te medhenj kur ishim te vegjel.
"Nje lepur i vogel donte te hidhej nga ana tjeter e kanalit. Per te marre guxim perseriste shpesh:
- Nje, dy, tle: nje, dy, tle.... !
Por edhe pse mundohej prape kishte frike te kercente.Kalon nje mi i vogel dhe epyet:
- O lepur po pse nuk e thua dot "nje dy, tre"?

7 sekrete per te duruar ne dhomen e lindjes!

Salla e Lindjes
Me lindjen e te dy femijeve te mi isha me fat. Nderrimi i henes ndodhi pasi ata erdhen ne jete. Fytyra ime ne foto tregon c'hoqa. I vetmi qe fluturonte nga gezimi pa kokecarje ishte im bir.
Megjithate jo te gjitha nenat e ardhshme e kane kete fat. Henes mund ti teket qe t'ua mbushe sallen e lindjes me nje duzine grash, me barkun ke goja.

Kujdes asimetrite e fytyres!

Asimitria e fytyres tek femijet
Na ishte njehere nje baba me ngjyre qe sapo kishte formuar familjen e vet te vogel. Duke pare se jetonin te lumtur, mbreti i atij kendi te harruar te mbreterise u kujtua nje dite ashtu si kot, te shkonte tek zezaku i shkrete dhe ta vinte ne veshtiresi.
- Degjo ketu zezak - i tha, - do me sjellesh ketu femijen me te bukur te mbreterise, ndryshe kam per ta prere koken!

Garderoba!

Si behet nderrimi i stines? P.J 3

Meqenese nje mikja ime me pyeti me te drejte ku do ta gjejme kohen per ti bere te gjitha ato qe thashe me lart, vendosa ti shtoj edhe nje pjese tjeter ketij kapitulli per ta mbyllur bukur.

Mbi menstruacionin e pare!

Ushqimi ne menstruacionin e pare
"Nje nene qe ka vajze nuk i dhembin dhimbjet e lindjes, sa i dhemb mendimi si tia shpjegoje sa me lehte e pa trauma vajzes se saj, ardhjen e ciklit"
Ne vitin e trete shkolle e mesme. E fundit nga gocat e klases besoj. Shume... shume vone! Por me ngushellon fakti qe edhe menopauza do kujtohet per mua ndoshta me vone se grate e tjera.

Garderoba!

Si behet nderrimi i stines? pj.1

Nderrimi i stines
Tani! Qe mamaja e papersosur i perket shenjes se Shigjetarit, kjo dihet me kohe e me vakt, por ne ka gje qe ajo e shtyn derisa vapes ti dale flaka, kjo eshte momenti i nderrimit te garderobes. Dhe dreqi ta haje vesh kemishen me menge te gjata kur dal dhe vetem kur me shkon djersa ne ulluk, atehere s'kam c'bej dhe filloj e hedh te gjitha veshjet njera mbi tjetren, bej nje mal te madh mbi krevatin dopio dhe nuk ka burre nene qe ti rregulloje deri ne darke, aq me teper pas lindjes se goces.

Cfare pasioni shfaq pas lindjes?

Cfare pasioni shfaq pas lindjes
E kuptoj! Lere fare... me dy femije s'do shume mend, qe une edhe pse s'kam pasur kurre dhimbje koke ne jeten time, tani jam bere me migrene kronike
E dini c'thote legjenda?
Na ishte njehere nje baba per here te pare! Gruan e kishte te bukur sa me s'ka! Vecse pasi i erdhi ne jete djali i pare, nuk donte te shkonte me me nusen ne shtrat.