Program ushqimi per bebet 5 muajsh!

Program ushqimi per bebet 5 muajsh!
Zakonisht problemet per prinderit me femije te sapolindur fillojne rreth moshes 4 muajsh e ketej. Netet pa gjume shtohen, per te mos permendur ketu dhe ajrin ne barkun e bebes qe nuk kontrollohet dot nga organet e tretjes pasi jane ende te pazhvilluara mire.
Ky program ju ndihmon shume qe femija te rritet i shendetshem, te hiqet pak e nga pak qumeshti i gjirit dhe te mos ngrihet naten, sepse fle i ngopur. Duke qene se nena nuk i ploteson me ashtu si duhet nevojat ushqimore te femijes e keto jane muajt me shqetesues mbi te gjitha per peshen e bebes ja nje program ushqimor i Aides per muajin e 5 te jetes.

Program ushqimor per femijen 5 muajsh:
Ne zgjim, ne mengjes qumesht (gjiri ose artificial) Per nenat qe perdorin gjirin eshte mire qe qumeshti te zevendesohet pak e nga pak cdo dite me ate artificial sepse eshte i mbushur me vitamina dhe behet plotesues i mrekullueshem i qumeshtit te gjirit.

Ne oren 11.00 fruten e domosdoshme cdo dite duhet te jete banania si baze, shtesa e frutes te behet duke u alternuar nje dite molle, nje dite dardhe dhe diten e trete vetem banane.
Ne oren 14.00 dreka e bebit do jete supa me perime dhe vetem mish pule, bebi nuk duhet te haje asnje lloj mishi tjeter pervec pules.
Ne oren 17.00 Kremerat qe jane apostafat per bebe do ti marrim sic jane pluhur dhe do ti pergatisim sipas udhezimeve mbi konfeksionet. Do fillojme me 60g krem dhe cdo jave do te shtojme nga 10g. Nje gabim i madh qe behet nga shume nena eshte edhe dhenia e kamomilit si vakt kryesor ne darke. Kamomili do ti jepet femijes vetem kur ka shqetesime barku ose eshte kaps. Une beja gabimin t'ja jepja si vakt kryesor ne darke, joooo... kamomili duhet ti jepet femijes kur ka shume gazra, asnjehere kur s'ka probleme dhe eshte i qete, se nuk i ben mire kur eshte ne shendet te plote.

Ne darke para se te fleje duhet ti bejme nje banje bebes dhe pastaj qumeshtin pluhur (edhe ketu e njejta gje nese nuk doni qe tia hiqni bebit qumeshtin e gjirit mund ti jepni ta thithe qofte edhe per ta stimuluar, pra per te mos e nderprere fare, por pjesa me e madhe duhet te jete qumeshti pluhur sepse e ngop dhe i dhuron gjume te qete. Theksojme edhe nje here qumeshti i nenes ne kete moshe nuk i ploteson dot me si me pare nevojat e ushqimit te bebes.

Si perfundim edhe disa keshilla per naten:
Per te mos u ngritur naten dhe bebja te fleje deri ne mengjes duhet te fillojme ta zevendesojme qumeshtin e gjirit me ate me biberon. Mos kini frike qumeshti juaj nuk do te ike thjesht do te perdoret si ngushellim apo plotesim i atij te biberonit. Nese femija zgjohet naten dhe kerkon te pije do ti ofrojme uje te ziere , te ftohur me pare, me biberon. Uji duhet te zjeje per 10 minuta dhe duhet ti jepet bebes mos harroni pasi eshte ftohur gjate gjithe nates por edhe gjate dites, sidomos ne ditet e nxehta te veres, ku organizmi i femijes ka nevoje te madhe per uje natyral.
 
Ju pershendet Elda!

Artikuj të ngjashëm

blog comments powered by Disqus