Makarona dhe peshk i shpejte halli me perime te zjera

Makarona dhe peshk i shpejte halli me perime te zjera
Dhe ja ku mori fund pjata e Aides poooor... i kisha bere hesapet pa hanxheshen time ...! E kishte zene gjumi duke pritur keshtu qe mu desh te mbuloja papen (para dy ditesh mu desh ta perserisja papen nga e para, se vinte rrotull nje mize, keshtu qe sot e mbulova, para se te nisja papen e mamit dhe babit) per te pritur qejflien kur ti dilte gjumi! Vura uje me kripe te trashe (nje grusht te vogel) per te zjere kur mori vale hodha makaronat e shkurtra, forma e tyre varet nga qejfi juaj, ose me sakte i mamit, se cfare preferon ai qe gatuan duhet te hane dhe te tjeret, kuptohet nese duan ta gjejne gati, ne mos le te ngrihen e te gatujne vete njerezia.
Hodha perimet e zjera pa leng, te perziera me vaj ulliri, djathe kackavall te grire holle, shume piper...
I mbulova se miza po pelqente me shume ketej nga gjella e burrit sepse pervec makaronave me perime kisha bere edhe...
peshk... po une vdes per peshk.
E thjeshte fare... nje brez kripe te trashe si shtrat, peshkun pa i hequr lekuren siper, nje dore kripe te trashe si jorgan, hudhra te plota ne mes te peshkut, sperkat me vere te bardhe... dhe fap ne furre me grill per 10-15minuta. Me sallate jeshile dhe limon ... dreke per merak.
Dhe meqenese une gjithnje ruaj dicka me teper ne rast se me vjen njeri, vdes kur me vijne mysafire pa lajmeruar, i kam mesuar dhe italianet te mos trokasin ke dera kur hyjne ahaaaaaaaaaaa sepse me duket vetja si ne Shqiperi. Nje omlete me tete kokrra veze te fresketa, i theva ne nje tas qelqi, griva dy kungulleshka te njoma me rende (po te doni jepuni nje vale, une preferoj qe mos ti zjej, pra ju shihni e beni) pak mish pule ne rripa nga ai i frizerit pra nga mishi i goces, shume piper, kripe. Ne tigan me vaj ulliri ose gjalpe por ka shume kalori, keshtu qe me mire te perdorni vajin e ullirit. e skuqim per 5 minuta ne nje ane dhe e kthejme me ndihmen e nje kapaku te madh per ta skuqur edhe 5 minuta nga ana tjeter. Lereni te ftohet per 2 minuta (sipas deshires dy tre feta djathi qe shkrihet siper, me kapak) Servireni me sallate dhe feta domate, te prere si feta pize.
 
Makarona dhe peshk i shpejte Makarona dhe peshk i shpejte Makarona dhe peshk i shpejte Makarona dhe peshk i shpejte Makarona dhe peshk i shpejte Makarona dhe peshk i shpejte

Related Articles

blog comments powered by Disqus