Kur nuk ha Peshkun! Versionet më të shijshme për fëmijët tanë

Sot do të mësojmë të gënjejmë? Po, po, të gënjejmë! Vështirësia më e madhe ka qenë gjithnjë ky peshk i bekuar! Pa mbushur vitin e parë, pra gjatë kalendarit të pranimit të ushqimeve të ngurta, sapo hapte gojën i vinte për të vjellë. Kur u rrit, më dëgjoi një herë që peshku e bën për të vjellë dhe që nga ai çast u thoshte të gjithëve: nuk e ha peshkun, se më ban për të vjellë, por jam e vendosur 'të gënjej' nuk shkon më kështu. 

Ja dhe gënjeshtrat e banorëve të detit, për bebat më të vegjël :) 

1. Provova shumë lloje peshqish, derisa kuptova se i pëlqen gjuhën, pa hala dhe me pak kripë e përçau me kafshata buke në formë topash. Vështirësia: do punosh me duar :) 

 

2. Më mirë peshku i freskët, sesa ai i ngrirë. Të ngririn sikur e kuptonin me erë dhe shtynin pjatën, me demek haje vetë. Kështu që e blej të freskët dhe shumë herë e kam provuar ta gatuaj në avull, sidomos gjatë muajit të 10-të. Provoni t'i shtoni VUE (Vaj Ulliri Ekstravirgjer), përziejeni me supe minimakaronash dhe një paketë djathi Bebe. Sukses i garantuar Vështirësia: pak i shtrenjtë dhe do kërkosh ofertat më të leverdisshme. 

 

3. Version tjetër i peshkut gatuar në avull, që me të vërtetë e kanë pranuar me dëshirë është t'a përzieni me krem miell orizi, tapiokë, ose multicerealë, sepse nuk kanë shije të ëmbël si miellrat dhe kremërat pluhur e tjerë. Salmoni sidomos, por edhe trota, gjuhëza e përzier me pak purè karrotash ose patatesh dhe do shihni pjatën bosh pas pak minutash, të paktën bebat e mi e kanë pëlqyer që nga muaji i 7-të e deri në të 12-in. Vështirësia: peshku Salmon pak i shtrenjtë. 

 

4. Peshk Merluc dhe Gjuhëz provoni në versionin avull dhe ta grini në frulator bashkë me perime të zjera. Vështirësia zero. 

 

5. Dikush më ka këshilluar që versionit shih më sipër t'i shtoj pak frut banane të grirë, thonë që mbulon erën karakteristike të peshkut, por unë vetë nuk e kam provuar. Vështirësia: Version tepër i guximshëm për tipat tradicionalë :) 

 

6. Një provë tjetër që ka funksionuar me bebat e mi është edhe i zjerë, duke i spërkatur pak lëng limoni ose mandatin, me pak kripë, se ndryshe nuk e hapnin gojën. Vështirësia: thjesht e kanë kapërcyer pa e nxjerrë, jo se cmendeshin për këtë pjatë :) 

 

7. Gjatë vitit të parë të jetës kam përdorur fileto peshku të kontrolluara mirë nga halat, të gatuara në avull me VUE (vaj ulliri ekstravirgjer).  

 

8. Dhe e fundit mund ti kalojmë peshqit edhe në tavë furre me kontorno purè plotësuese me pak spërkatje VUE (vaj ulliri ekstravirgjer) 

 

JA DHE GENJESHTRAT E BANOREVE TE DETIT për fëmijët pak më të rritur.  

 

1. Të gjitha versionet e mësipërme në kafshata pa fruluar asgjë, thjesht i shtypim me pirun.  

 

2. Qofte me patate dhe peshk Merluc. 

 

3. Fileto peshku të rrotulluara si involtini, të mbushura me perime në mes. 

 

4. Peshk në avull me VUE (vaj ulliri ekstravirgjër) dhe pak limon e kripë. 

 

5. Qoftet. F. A. N. T. A. S. T. I. K. E provojeni në zëvendësimin e mishit. Të mitë i gllabërojnë është pak të thuash. 

 

6. Në formë kotoletash furre. Marrim fileton të plotë, e lyejmë me bukë të thërmuar të pjekur pluhur dhe më pas i kalojmë në vezë të rrahur, i rreshtojmë në tavë. I pjekim në furrë për gati 3 minuta në çdo anë.  

 

7. Pikërisht dje, që ishte ditë e dielë provova eksperimentin e radhës, Peshk në letër Varkat, patate, domate një fetë, një thelpi hudhër (pas pjekjes hidhet poshtë, nuk hahet) për fëmijët që janë mësuar me shijet e forta, . Eksperimenti doli me sukses! Më pas në furrë për 15 minuta. Vështirësia zero. 

 

8. Makarona penete me Salmon! Version i shijshëm! 

 

9. Me makarona me salcë domatesh dhe peshk. 

 

10. Peshkun e gatuaj në banjë mari dhe ja shtoj supës. Vështirësia zero. 

 

11. Dhe nëse këto nuk funksionojnë provoni të lidhni marrëveshje me diktatorët tanë të vegjël, që ata të hanë peshkun e furrës dhe ju do ti hidhni në anë të pjatës majonezë ose ketchup. Po po i shtove dhe patate të pjekura në furre, të prera trashë jam e sigurtë që nuk do thonë më Jo Peshkut. :) 

 

Related Articles

blog comments powered by Disqus