Fluturon... fluturon....fluturon.... flluska e sapunit!

Fllucka sapuni
Njerezimi ka shkelur ne Hene, ka fluturuar ne ajer, eshte zhytur thelle ne det me hapin e Zhyl Vernit, ka zbuluar Ameriken dhe mikroskopin, ecen me dy kembe dhe ka luajtur femije me ... flluska sapuni.
Mos me thuaj jo, cdo femije ne kete bote ka qendruar i mahnitur para tyre dhe ka enderruar qofte edhe nje here te vetme te mblidhet kruspull brenda tyre e te fluturoje me to qofte edhe per dy sekonda. Te thote "hej une njehere kam fluturuar."
Pasi kalojne tre vitet e para te jetes, femijet, kane tendencen te krijojne vete lojrat e tyre dhe disa nga lojrat e femijerise sime ne Shqiperi ishin, te luajme dyqanesh, kanacesh, tresh, nence, hedhje ne litar, pafka, me mbreteresha ... dhe nder te tjera edhe siper nje flluske sapuni. Sigurisht si te gjithe bashkemoshataret e mi, fluskat qe pluskoja une ishin diteshkurtra dhe kur plasnin sapo fryheshin zemra ime rrihte si zog ne duart e gjahtarit...
dhe prape nga fillimi ky mazokizem i pashpirt, qe ushtroja mbi veten sillte dhe goditjet bytheve te mamit tim, kur shihte se duhej lare dyshemeja e aneksit nga e para ( shtepite klasike shqiptare nje dhome e nje guzhine kishin cezme e lavaman edhe ne aneks) ....
Mos u merzisni ja zbrita nga flluska e sapunit ... dhe menjehere po ju shkruaj receten e tyre: Nese nuk keni kopsht shume mire mund te vini nje legen me uje ne ballkon dhe rruge te lire tollumbaceve qe durojne pa plasur flluskat e sapunit.
 
Perberesit:
1 cope sapuni rrobash, 75 cl uje, 1 luge sheqer pluhur, 4 luge vaj luledielli, nje kullonjse me vrima te imeta, 1 pipe.
 
Pergatitja.
Sapuni i copetuar sic benin nenat tona kur e thermonin per t'jua hedhur carcafeve kur zjenin, duhet shkrire per disa ore ne uje, derisa te behet krem. Ne kete pike i shtohet sheqeri dhe vaji, rrihet me force per ca kohe dhe kullohet nga funderrinat me kullonjesen e imet. Flluskat do te dalin me jetegjata nese do te presim pak fundin e pipes ne kater vende, pikerisht pjesen qe do te futet tek solucioni qe kemi pergatitur.

Related Articles

blog comments powered by Disqus