Ankthi i ndarjes!

Ankthi i ndarjes
Shfletoj kohen kur Edi ishte vetem 9 muajsh. E lexoj me poshte:
... zgjohet shume naten keto kohet e fundit edhe dy apo tre here te pije qumesht (Edin e ushqeja me gji) fle nje cerek ore dhe rri nje ore zgjuar, pra rezultati vetem dy ore gjume kete muaj cdo nate. Zot kur ngrihem te bej kafen e mengjesit e bej permendesh dhe mekanikisht. Keshtu sic e kam nisur do le ndonjehere gazin hapur dhe do gjejme belane.
Cfare s'do te jepja per nja tre ore gjume te panderprere!
Pak kerkime ne WEB dhe ja cfare duhet te bejme:
Ushqimi me gji (sipas kerkesave te bebes, pra jo me orar) ne rast se zgjat me shume se 4-5 muaj prodhon shume shpesh keto lloj situatash. Ne te vertete jane te shumte femijet, te cilet me kalimin e kohes nuk tentojne te rrallojne kerkesat per qumesht gjiri, por vazhdojne te pijne rregullisht edhe gjate nates. Nderkohe vihet re se pas 5-6 muajsh verifikohet nje dukuri qe i shtyn te vegjlit te kerkojne me shpesh kontaktin me nenen sidomos gjate nates: Ankthi i ndarjes.
Kane frike se do te humbin pushtetin mbi nenen prandaj bejne ate qe quhet Gjume Roje, gjate te cilit zgjohen me shpesh, per tu siguruar qe nena eshte aty dhe te rifitojne kontaktin qe u siguron lidhja e thithjes se gjirit. Nena qe kuptohet eshte e lodhur, nuk e ka me shume qejf kete loje, i jep gji por e ben kete ne nje menyre te pasigurte. I vogli si nje sfungjer e thith kete pasiguri, qe konfirmon me se miri ankthin e tij dhe kapet akoma me shume pas gjoksit, ne rreth vicioz qe vazhdon ne pafundesi.
Mos u lodhni kot, nuk ka asnje metode te bute (soft) te cilat bindin natyrshem dhe gradualisht te voglin ta rralloje gjivaktet e nates. Perkundrazi nese tentojme te marrim kete rruge, tek femija ngjallet me shume ankth dhe zgjohet akoma me shpesh. Ekzistojne vetem dy menyra per te zgjidhur kete situate:
  1. O do te mesohemi me idene se kjo gje do te zgjase deri sa femija te mbushe dy vjec dhe femijen, duhet ta mbledhim mendjen, ta kenaqim sipas deshirave te tij,
  2. Ose do ti biem shkurt: e thene me hapur "do ta leme te qaje", e di qe na dhemb zemra kur bejme nje zgjidhje te tille, por jeta i ka keto... sidomos jeta me femije.
Ju pershendet Elda!

Related Articles

blog comments powered by Disqus