Benvenuto, Ospite
Nome utente: Password: Ricordami
Ditëlindjet, lindjet, fillimin e shtatzënisë...

ARGOMENTO: Femijet e tjere ne kopesht hanin torte, timin e kishin futur ne rreth dhe rrinte vec. Fotot ne fb

Femijet e tjere ne kopesht hanin torte, timin e kishin futur ne rreth dhe rrinte vec. Fotot ne fb 8 Mesi 1 Giorno fa #1124

  • Facebook
  • Avatar di Facebook
  • OFFLINE
  • Administrator
  • Messaggi: 2209
  • Ringraziamenti ricevuti 49
  • Karma: 8
Nuk po duroja dot ta shprehja diku, prandaj po ju tregoj juve.
Djalin e kam 2 vjec e gjysme.
E coj ne nje kopsht privat.
Cdo gje ne kopsht vinte mire, vetem se eshte pak harrak thoshin edukatoret e me lajkosnin me fjale te bukura.... Dje kishin ditelindjen. Padashje drejtoresha hedh nje foto ne FB, te gjith femijet ishin ulur ne tavoline po hanin torte e po pinin, ndersa djalin tim e kishin futur ne rreth, ku nuk dilte dot, kishte futur gishtin ne goje e rrinte koken varur.
Sa nuk me ra qielli kur e pashe, ishte njesoj si ta shikoja te vrare, u dramatizova.
Hyra per ta pare foton e fshine direkt.
Direkt vajta te shtepia e drejtoreshes.
Isha gati per spital.
Cfare nuk I thashe ajo me justifikohesh me nje mije justifikime te ndryshme.
Me mburrte djalin, me fjale qe nuk kishin lidhje me ate dite. Diskutuam mbi 2ore dhe u ndame "mire" po une nuk po duroj dot me rri mendja atje nuk di ca te Bej.
Ju lutem me ndihmoni me mendimet tuaj, ne faqe.
Faleminderit!

Eshte e palejushme qe edukatorja apo kushdo tjeter ka hedhur ne fb fotot e femijes tuaj apo kujdo femije tjeter pa lejen e prindit. Ndersa per ate qe ka ndodhur nuk e kam kuptuar mire se cfare ka ndodhur ne momentin qe te gjithe femijet po hanin torte per te uruar femijen tuaj.
Djalin e kishin vetem dhe nuk ishte midis femijeve dhe te hante bashke me femijet? .
Me falni qe po ju pyes, por nuk e kuptova mire nga mesazhi juaj, qe te mund tju jap nje mendim, por me pak fjale sido qe te kete ndodhur fajin e kane edukatorja dhe jo femijet.
Ata bejne reagime te moshes te cilat nuk jane me ndonje qellim per te vecuar, apo vene ne pozicion te veshtire femijen tuaj.
Faji eshte i edukatores qe nuk ka bere organizimin e mire dhe te vere cdo gje ne rregull dhe sic duhet.

Jo problemi eshte ketu.
Qe edukatorja per te qendruar rehat qe mos ta bezdiste djali mqs eshte pak I levizshem e kishte mbyllur djali ne rreth, qe nuk dilte dot e femijet e tjere ishin ulur e hanin torte.
Qe fati ime qe isha ne FB e pashe foton qe hodhi drejtoresha.
Se djali eshte I vogel e nuk di ti tregoj mire se cfare I bejne ne kopshte.

Kjo eshte e palejushme!
Shume mire keni bere qe keni shkuar dhe keni folur me drejtoreshen dhe duhet te kishit folur dhe me edukatoren e djalit.
Cdo te thote i levizshem per ate pune nuk paguhet dhe eshte ne kopesht qe te mund te jete njesoj me te gjithe femijet.
Cdo te thote kjo?
Cdo femije qe eshte i levizshem e veme ne rreth dhe e leme aty qe te rrije ajo rehat.
Jam plotesisht dakort me veprimin tuaj dhe shikojeni se sjellje te tille ndikojne dhe ne sjelljen e femijes tuaj dhe ne krijimin e mbresave jo te mira nga kopeshti.
Mos e lejoni!

Po drejtoresha ishte ne dijeni se ajo I bente fotot.
Nuk e keni idene se si jam.
Dua ti ve thonjet ne fyt, kur mendoj se si eshte ndier djalin.
Kur te gjithe hanin e ai shikonte!

A zogu i vogel as mos ja permendni fare festen ne kopesht qe te mos ta kujtoje.
Me siguri i keni bere nje feste te bukur dhe gezueshme ne shtepi, qe jam e sigurte se do te jete kenaqur.

Jo zemer nuk ishte ditelindja e tij, ishte e dikujt tjeter, po djalin e kishin futur ne rreth qe te festonin ditlindjen rehat, e te gjithe hanin e djali rrinte kokevarur.

Tani e kuptova.
Me falni per keqkuptimin se kuptova qe ishte ditelindja e tij, por sido qe te ishte eshte e palejushme sjellja e tyre.
Te gjitha pytjet dhe pergjigjet e mia jane bere ne Facebook ne faqen tone zyrtare!
L\'Amministratore ha disattivato l\'accesso in scrittura al pubblico.
Tempo creazione pagina: 0.256 secondi