Babi, mami unë nuk jam hajdut

- Babi! Thuaji mamit të mos më çojë më ti blej gjëra tek marketi X! 

- Pse mor mret, cfarë ka ndodh? 

- Ti e njef Marko kasierin që rri ke arka ku pagujmë... hë me ai pa flokë... e ai... ai më kontrollon gjithmonë çantën dhe xhepat mos kam vjedhur gjë! 

Nëse një prind të ka bërë dikur të qeshësh mes lotësh, mos u anko!

Atë ditë për herë të parë babi më bëri xhiron e parë me motorrin e kuq flakë ''Java''. 

Kisha muaj të tërë që u lutesha prindërve të mi (më saktë mamit, që më ndalonte cdo gjë, me parrullën e mallkuar të atyre viteve: gocat nuk hipin në motorr, as bicikletë, nuk dalin dy herë nga e njëjta rrugë), por sa harxhova frymën kot, se vetëm lali bënte xhiro, në prehërin e babit.

Mënyrat më të sigurta kontraceptive pas lindjes së foshnjës dhe gjidhënies. Minipilula

Menjehere pas lindjes nuk duhet te degjojme ata qe thone se nuk mbetesh shtatzene menjehere pas lindjes. Nese nuk merrni masat e duhura, shume shpejt dhe pas nje intervali te shkurter kohe do te gjendeni me nje tjeter test pozitiv ne dore. Nenat e reja duhet te ngulisin ne koke idene, se pas lindjes se foshnjes eshte shume e lehte te mbetesh serish shtatzene, madje edhe gjate gjidhenies mund te rimarre rruge prodhimi i vezeve (ovulimi) tek gruaja, madje Jo vetem kaq, por ovulimi mund te filloje edhe gjate periudhes se lehonise, ose ndryshe 40dite pas lindjes. 

Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët

Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur. Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi jane sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.  

Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek foshnjat e porsalindura

Ne perpjestim te zhdrejte me uljen e temperaturave rriten problemet me hundet e bllokuara te foshnjave te porsardhura ne jete. Te gjitha nenat duhet te mos harrojne dhe te kene shume kujdes: kur foshnjat e porsalindura i kane hundet e bllokuara nuk duhet ti japim ilace, sepse trupi i tyre eshte ende i pambrojtur dhe nuk ka marre fuqi. Ç'duhet bere atehere kur foshnjes sone i jane bllokuar hundet? Lexoni me poshte disa ''hile'' qe u munduam ti rendisim per prinderit qe na lexojne shpesh.  

Si të veshim një fëmijë gjatë stinës së Dimrit

Gjatë stinës së Dimrit këto janë objektivat kryesorë që duhet të kemi parasysh: ta veshim në atë mënyrë që te mos ftohet 

të mos djersijë, të ndihen të lirë, kur janë në lëvizje. 

  

Ti veshësh në Dimër është gjithnjë e vështirë për mua, sepse asnjë nga 2fëmijët e mi nuk i pëlqen ideja e të mbështjellët, sidomos kur mami e ndjen Dimrin e para dhe i vesh edhe pjestaret e saj te familjes, kur i thahen dhëmbët vetëm asaj :).